Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme, Gazmend Gjyshinca deklaroi se është sulmuar pas mbledhjes së këtij komisioni në korridoret e Kuvendit nga deputetët e LDK-së, Kujtim Shala dhe Arben Gashi.
Ai tha se kishte qenë i fundit që kishte dalë nga salla ku po mbahej mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe ishte pritur në korridor nga deputetët e LDK-së të cilët e kanë sulmuar fizikisht.
Gjyshinca tha se nuk ka provokuar dhe nuk ka nxitur dhunë, përkundrazi, sipas tij, deputetëve të LDK-së i është përgjigjur me mirësjelljeje.
Ai tha se është sulmuar në krahun e djathtë. Aty ka qenë e pranishme edhe autoambulanca, që Gjyshinca tha se është thirrur nga Policia e Kosovës.
“Sa i përket autoambulancës është procedurë që e ka nisur nga Policia e Kosovës e cila gjendet në grupin parlamentar, ne do e paraqesim rastin. Unë kam marrë lëndime, kanë tentuar qe të më gjuajmë në hollin e kuvendit.
Shikoni edhe mbledhjen e komisioni dhe incizimet që janë bërë në korridor. Ambulanca është si shkak i procedurës së policisë.
Për këtë e kam njoftuar edhe zonjën Vjosa Osmani për këtë incident”, tha ai./Tv Malisheva