Pesëdhjetë përqind e popullsisë së qarkut mund të ketë koronavirus brenda disa javësh, sipas Richard Neher, anëtar i Task Forcës Covid-19 së Zvicrës, transmeton albinfo.ch.

Gjithçka që nevojitet është që varianti Omicron të vazhdojë të përhapet me normën aktuale.

Ky skenar është i besueshëm, tha Neher, pasi numri i infeksioneve pritet të rritet në 20,000 në ditë, siç kanë parashikuar ekspertët. Por numri real do të ishte më i lartë, sepse disa persona të kontaminuar nuk janë testuar dhe për rrjedhojë nuk përfshihen në statistikat zyrtare.

Dhe megjithëse Omicron besohet të jetë më pak i rëndë në përgjithësi, veçanërisht te njerëzit e vaksinuar, infektimi i gjysmës së popullsisë do të ndikonte ndjeshëm në spitale, tha ai. /TV Malisheva

Share.