Emocionet vazhdojnë të rriten ku gjysmëfinalet e Play-off-it në basketbollin e Kosovës do të sjellin disa takime tejet interesante.

Klubi i parë që regjistron tre fitore plasohet në finale, ku përballja e parë do të jetë ajo mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, përcjellë TV Malisheva.

Ylli ishte lider në garat e rregullta dhe kampion aktual, ndërsa “Plisat” në çerekfinale eliminuan Prizrenin 16, kurse në katër përballjet direkte të këtij edicioni, klubi nga Theranda ka regjistruar katër fitore.

Ndërkaq, takimi tjetër është ndërmjet Trepçës dhe Pejës, ku mitrovicasit përfunduan garat e rregullta në pozitën e dytë, kurse pejanët eliminuan Bashkimin për tu kualifikuar në gjysmëfinale.

Në Superligë, të dy klubet u përballën katër herë, ku tri fitore shënuan mitrovicasit dhe një pejanët, ndërsa në Kupë gjithashtu kishte fituar skuadra nga Mitrovica, që fitoi trofeun e çmuar, kurse skuadra nga Peja fitoi titullin e Ligës Unike.

Gjysmëfinalet

E shtunë

20:30 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

E diel

17:00 Trepça – Peja

/TV Malisheva

Share.