Procesi i vettingut për gjyqtarët e prokurorët e Kosovës nuk duhet të shihet si hakmarrje, por si angazhim i duhur dhe i domosdoshëm për shtetin e së drejtës. Për këtë proces duhet të ketë konsensus të plot në Kuvendin e Kosovës. Qeveritë deri më tani kanë synuar të kamuflojnë mangësitë në sistemin e drejtësisë, për këtë vettingu është i domosdoshëm.

Kështu u tha në tryezën me temën “Vettingu në Kosovë-si të implementohet një proces i tillë në mënyrë që të sigurohet pavarësi e plotë e sistemit të drejtësisë”, nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike.

Drejtoresha e kësaj organizate, Arbëresha Loxha tha se në vazhdimësi kanë argumentuar që sistemi i drejtësisë ka mangësi serioze në lidhje me cilësinë, sigurimin e drejtësisë, pavarësisë dhe paanshmërisë.

Për çka sipas saj reformat që janë ndërmarrë nga qeveritë e kalu ara kanë qenë sipërfaqësore dhe kanë synuar të kamuflojnë problemet dhe mangësitë kryesore.

Loxha: Thelbi i mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë është faktori “njeri

“GLSP në vazhdimësi ka kërkuar reformë thelbësore në sistemin e drejtësisë, e cila në thelb do të kishte një proces të verifikimit të aktorëve përbërëse të sistemit të drejtësisë që kanë përgjegjësi të krijojnë një sistem në shtet të së drejtës. Ne konsiderojmë që në përgjithësi ka nevojë të adresohen mangësitë sepse thelbi i mos funksionimit të sistemit të drejtësisë është faktori-njeri, pra mungesa e vullnetit e jo ligjit, strukturat apo procedurat. Rrjedhimisht nevojat për një reformë themelore e cila do të bënte në shqyrtim së pari integritetin etik, funksionalizimin dhe paanshmërinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve përmes një procesi të verifikimit është e pa evitueshme”, tha Loxha.

Ndër të tjera, ajo ka theksuar se vettingu është forma e vetme për të kthyer dinjitetin dhe pavarësinë në sistemin e drejtësisë.

Rreze Hoxha nga GLSP, tha se janë dy mënyra në bazë të së cilave do të zhvillohej vettingu.

Hoxha: Gjyqtarët dhe prokurorët që kalojnë fazën e parë të provës tre vjeçare, emërohen me mandat të përhershëm
(Video)
“Mënyra e parë përmes së cilës do të mund të realizohej procesi i vettingut është përmes kalimit të një amandamenti kushtetues. Dhe mënyra e dytë është përmes ndryshimeve legjislative më specifikisht përmes Ligjit për Procedurat Diciplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Mënyra e parë fillimisht është rruga më e dëshirueshme për të realizuar një proces të vettingut, meqenëse vëllimi i kësaj mënyrë do të ishte më i madh dhe më i plotë, dhe do të kishte veprimtari më të gjerë. Kushtetuta përca kton se gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar fazën e parë të provës tre vjeçare, të emëron me mandat të përhershëm. Dhe të njëjtit mund të shkarkohen vetëm përmes një propozimi të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ose Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe pastaj shkarkimi nga presidenti. Që një proces i vettingut në këtë mënyrë do të mund të ishte në kundërshtim me këto norma kushtetuese”, ka theksuar Hoxha.

Mes tjerash, ajo në këtë tryezë diskutimi ka prezantuar edhe udhëzimet se si duhet të punohet ligji për vettingun. Sipas saj, qeveria bashkë me Komisionin për Legjislacion duhet të krijojë një grup ekspertësh për procesin e vettingut.

Për këta të fundit, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se do të jenë profesorë, organizata, avokatë dhe përfaqësues të KGJK-së dhe KPK-së .

Sipas saj, ky proces nuk duhet të shihet si hakmarrje, por si angazhim i duhur dhe i domosdoshëm për shtetin e së drejtës.

Haxhiu: Nuk do të ketë përfshirje të qeverisë në këtë grup të ekspertëve
(Video)
” Në këtë grup të ekspertëve nuk do të ketë përfshirje të qeverisë, as unë si ministre, dhe askush nga kabineti im, e as nga Ministria e Drejtësisë nuk do të jetë pjesë e këtij grupi. Pse? Sepse, puna e këtij grupi duhet të ketë besimin e qytetarëve, që ky proces nuk po bëhet nga një parti politike apo nga dy parti politike që janë në pushtet, por nga një grup i ekspertëve që janë profesionist sa i përket çështjes së vettingut. Dhe mandati i tyre është deri në maj, është i obliguar që të sjell skenarët para MD-së dhe para qeverisë, se si mendojnë ata që do të mund të bëhet procesi i vettingut në sistemin e drejtësisë”, deklaroi Haxhiu.

Ajo tha se ky proces duhet të ketë konsensus të plotë brenda Kuvendit të Kosovës. Shefja e dikasterit të drejtësisë, tha se k y proces do të zgjas dy vjet.

Për këtë kryesuesi i KGjK-së, Skënder Çoçaj se duhet të shihet se me çfarë është përballur gjyqësori deri më tani.

Çoçaj: Duhet të shihet se me çfarë është përballur gjyqësori gjatë këtyre periudhave

“Duhet të shihet se me çfarë është përballur gjyqësori gjatë këtyre periudhave, cila ka qenë përkrahja që i është dhënë gjyqësorit, cili ka qenë buxheti i gjyqësorit, cilat kanë qenë kushtet e punës që ka pasur gjyqësori. A ka qenë numri i mjaftueshëm i gjyqtarëve, cilat kanë qenë kompetencat e këtyre gjyqtarëve. Për të ndërmarrë një proces të tillë duhet të pasur parasysh gjitha këto që i thash”, tha Çoçaj.

E kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni tha se do të jenë bashkëpunues për çfarëdo iniciative që bëhet në ngritjen e transparencës, llogaridhënies, e profesionalizmit./TV MALISHEVA/

Share.