Komuna e Shtimes ka mbajtur ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të çerdhes në fshatin Godanc. Në këtë ceremoni kanë marr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti,  ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci si dhe kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.

Fëmijët të cilët kishin dal për të pritur mysafirët në fshatin e tyre, patën disa pyetje për kryeministrin Kurti. Ata e pyeten kryeministrin se në çerdhen që do të ndërtohet a do të këtë ushqim, lodra e mësuese? – për këtë kryeministri i’u premtojë se në këtë çerdhe ata do t’i kenë të gjitha.

Kurti pas vendosjen se gurthemlit tha se edukimi hershëm është vendimtar për karakterin dhe tejet i rëndësishëm për karrierën e fëmijëve. Sipas tij,  Qeveria e Kosovës deri më tash ka investuar 10.7 milionë euro para të buxhetit të shtetit për ndërtimin e çerdheve.

“Sot është një ditë e gëzuar për Godancin dhe Shtimen për fëmijët dhe prindërit që e vëmë gurthemelin e çerdhes së re këtu që paraqet përkushtimin e qeverisë së Kosovës se MAShTI dhe komunës së Shtimës për të investuar dhe për t’u kujdesur për fëmijët që janë edhe e tashmja edhe e ardhmja e vendi tonë”.

“Edukimi i hershëm është vendimtar për karakterin dhe tejet i rëndësishëm për karrierën e këtyre fëmijëve një ditë kur ata do të rriten dhe do t’i vazhdojnë punët e mira që i bënë brezi ynë edhe për vetën e tyre, por edhe për ata që do të vijnë pas tyre. Qeveria e Kosovës deri më tash ka investuar 10.7 milionë euro para të buxhetit të shtetit tonë për çerdhe dhe janë edhe 5 milionë të tjera prej IPA fonde prej BE. Kjo është çerdhja e 31 në mesin e atyre që i kemi ndërtuar rinovuar e adaptuar”, tha ai.

E ministrja Nagavci tha se synim i qeverisjes është që çerdhet të ndërtohen edhe në vendet rurale. Ajo ftojë të gjitha komunat që t’i identifikojë lokacionet që kanë dhe t’i sjellin kërkesat me kohë në MAShTI. Duke garantuar se Qeveri ka ndarë buxhet të mjaftueshëm për ndërtimin e çerdheve të reja.

“Në Godanc të Shtimes sot e vendosëm edhe gurthemelin e një çerdhe të re dhe besoj që deri në fillim të muajit të ardhshëm do të finalizohet edhe çerdhe që është duke u ndërtuar në Muzeshtin të Shtimes e kemi paraparë për vitin e ardhshëm edhe çerdhen në Petorvë. Kjo çerdhe është njëra nga 6 çerdhet e reja që po fillojmë  t’i ndërtojmë për të cilat janë nënshkruar kontrata gjatë muajit të kaluar e që do ti vendosim gurthemelt gjatë javës në vinim”.

“I inkurajoj të gjithë kryetarët e komunave që të identifikojë lokacionet që i kamë dhe t’i sjellin kërkesat me kohë në MASHT sepse Qeveri ka ndarë buxhetin e mjaftueshme për ndërtimin e çerdheve të reja. Ne jemi të gatshme që të investojmë në secilën prej komunave të cilat e kanë të plotësuar dokumentacionin e mëvonshëm”, tha ajo.

Kryetari i komunës së Shtimes, Qemaj Aliu, tha se kjo çerdhe e cila pritet që të përfundoj në një periudhë dy vjeçare kap koston e mbi 400 mijë euro, raporton EO.

Ai tha se nga një çerdhe që ishte në fillim të mandati deri në përfundim të qeverisjes do të bëhen tri.

“Po fillon nderimi i çerdhes kaq të nevojshme  për këta mbi 5 mijë banor. Një çerdhe që do të kushtoj rreth 415 mijë euro për më shumë se 70 shtertë për më të vegjlit tanë”, tha ai.

/TV Malisheva

Share.