Federata e Futbollit e Kosovës ka një javë që i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë për t’ju lejuar klubeve fillimin e stërvitjeve në mënyrë që garat kampionale të nisin në fund të këtij muaji.
Megjithatë ende asnjë sinjal se garat mund të nisin nuk kemi.
Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi në një bisedë për Zëri. ka thënë se FFK duhet t’i jap një zgjidhje kësaj situate, derisa vlerëson se shumë klube po flasin nga xhelozia.
“Nëse dike e ka dëmtuar kjo gjendje, atëherë jemi ne FC Ballkani. Kemi lojtarë që presin të transferohen në klube të mëdha, kemi treguar forcë të madhe gjatë këtij edicioni jemi klub model për gjithçka, andaj konsideroj se kjo ndalesë nga ka dëmtuar shumë. Disa skuadra nuk kanë mundur as pa pandemi të përgatiten as t’i paguajnë lojtarët duke iu mbetur borxh me paga e tash flasin se janë të zot në pandemi të luajnë, ju lutëm shumë”, ka ‘shpërthyer’ Munishi” duke shtuar.
“Disa analistë flasin sepse duan të bëhen të famshëm. Dalin me ide aq qesharake sa nuk ka më. UEFA ka thënë se për bazë do të merret renditja tabelare 2019 – 2020 kush luan në Evropë dhe pikë. Nëse dikush tenton ndonjë dallavere me bë do ta bartë përgjegjësin vetë.
Tek e fundit mos t’i dhemb askujt. Kemi luajtur 2 herë me të gjitha skuadrat dhe jemi me të mirët, xhelozia dëmton rëndë shëndetin. Merrni mësim nga ne si punohet si menaxhohet dhe si luhet futbolli të dashur”, ka përfunduar Ismet Munishi.