Ditë më parë reperi shqiptar, Gold Ag takoi mikun e tij, Rexhep Selimin në Hagë, raporton TV Malisheva.

Sot reperi ka udhëtuar sërish për në Hagë, ku ka takuar ish krerët e luftës të tjerë që po gjykohen atje.

Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi, përmes një postimi në ‘Instagram’.

Sot së bashku me vllaun tem @ridvan_tahiri_riki ishim në vizitë te LUANI i UÇK-së gjeneral Nasim Haradinaj.Ai 4 orët e takimit na bëri të na duken 4 minuta dhe na priti i buzëqeshur sikur ta takonim në Gllogjan të Dukagjinit.Gjatë vizitës takuam nga afër edhe dy ZEMËR LUANËT E UÇK-së, presidentin e Kosovës z. Hashim Thaçin dhe kryetarin e kuvendit z.Kadri Veseli.

Reperi ka njoftuar se ka takuar ish-krerin e Organizatës së Veteranëve, Nasim Haradinajn si dhe ish-presidentin, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e kuvendit, Kadri Veselin.

Gold Ag tha se fjala e tyre pasi u ndanë ishte përshëndetja e tyre për të gjithë popullin shqiptar.

Reperi tha se takimi prej katër orësh ishte si një takim katër minutësh.

Postimi i tij i plotë:

Sot së bashku me vllaun tem @ridvan_tahiri_riki ishim në vizitë te LUANI i UÇK-së gjeneral Nasim Haradinaj.Ai 4 orët e takimit na bëri të na duken 4 minuta dhe na priti i buzëqeshur sikur ta takonim në Gllogjan të Dukagjinit.Gjatë vizitës takuam nga afër edhe dy ZEMËR LUANËT E UÇK-së, presidentin e Kosovës z. Hashim Thaçin dhe kryetarin e kuvendit z.Kadri Veseli.

T’fala tonve anej ishte fjala e secilit pasi u ndamë.Me shpresë që drejtësia të triumfoj e të takohemi në Kosovën e lirë u ndamë në përqafim të njëri tjetrit.

Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe drejtësia qëndron si vaji përmbi ujë.

LIRIA KA EMËR 🇦🇱.

Kujtojmë se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e të tjerët, janë arrestuar nga Gjykata Speciale vitin e kaluar dhe po vazhdojnë të mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Share.