Mes problemeve të shumta nëpër të cilat po kalon për shkak të sanksioneve të vendosura nga qeveria britanike, Chelsea ka marr një fitore shumë të rëndësishme në Premier Ligë në “Stamford Bridge” nga ballafaqimi me Newcastle United.
Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 28-të në kampionatin anglez, “Blutë” e Londrës siguruan tri pikë të reja duke iu falënderuar golit të minutës së fundit të ndeshjes të realizuar nga mesfushori Kai Havertz, transmeton TV Malisheva.
Skuadra e trajnerit Thomas Tuchel ishte më e mirë në fushë gjatë gjithë ndeshje duke pasur posedimin e topin në një përqindje shumë të lartë, por pati vështirësi në konkretizimin e rasteve.
Me këto tri pikë të reja, Chelsea ,betet në pozitën e tretë me 59 pikë, kurse Newcastle renditet e 14-ta me 21 pikë.