Po afrohet 15 nëntori që do të thotë një ndërrim në gomat e dimrit. Auto Express ka bërë testimin e gomave më të mira të dimrit për sezonin e ardhshëm.
Disa teste të pikave të forta dhe të dobëta kanë gjetur në dhjetë goma dimri nga po aq prodhues të ndryshëm në dimensionin 225/45 R17:
Toyo Snowprox S954
Hankook i*cept RS2
Nokian WR Snowproof
Vredestein Wintrac Pro
Falken Eurowinter HS01
Pirelli Winter Sottozero 3
Dunlop Winter Sport 5
Michelin Alpin 6
Continental WinterContact TS 860
Goodyear UltraGrip Performance+
Michelin përfundoi i treti pas fituesit të vitit të kaluar Continental, me Goodyear UltraGrip Performance + duke marrë titullin goma më e mirë e dimrit për sezonin 2019/2020.
Goodyear ka performuar në mënyrë mbresëlënëse në prova, e cila është e sigurt se do të marrë vëmendjen e shoferëve që i japin përparësi sigurisë.
Continental mund të ketë humbur “kurorën”, por gjithsesi ka gomë kulmore për sezonin dimëror, ndërsa Michelin ka provuar të jetë jashtëzakonisht i fuqishëm në kushte të lagështa të drejtimit, të cilat janë më të përhapura në pjesën më të madhe të Evropës gjatë dimrit.
Aduti i Dunlop janë kryesisht zhurma e ulët dhe ekonomia e karburantit, ndërsa Vredstein mbeti në mes të tabelës për shkak të performancës më të ulët në borë dhe anës ekonomike, transmeton kp.
Nokian qëndron me një çmim tërheqës, por i mungon performanca më e mirë e ekuilibruar, ndërsa Pirelli, me gjithë stabilitetin në kushtet e dimrit, do të duhet të zhvillojë një gomë më moderne, pasi Winter Sottozero 3 ka dalë në treg që nga viti 2013.
Në fund janë Hankook, i cili gjithashtu synon kryesisht shiun sesa borën, ndërsa i fundit në provë ishte Toyo, megjithëse gradualisht po përparon.