Shfletuesi do t’ju lejojë të gruponi skedat me emër, ngjyra dhe emoji.

Google është duke ndryshuar mënyrën se si shfletuesi i tij Chrome funksionon duke u dhënë përdoruesve më shumë kontrolle mbi skedat e tyre me një veçori të quajtur “Tab Grupet”.

Aktualisht në versionin beta të Google Chrome, po pritet të dalë në produktin kryesor javën e ardhshme, përdoruesit mund të grupojnë skedat së bashku dhe t’i etiketojnë ato me një emër ose ngjyrë të personalizuar.

Pasi të bëhet kjo, përdoruesit janë në gjendje t’i lëvizin dhe t’i riorganizojnë ato së bashku, shkruan Independent. Funksionaliteti do të jetë i disponueshëm në Google Chrome në Chrome OS (i cili fuqizon sistemin Chromebook të kompanisë), sistemet Windows, Mac dhe Linux. /Tv Malisheva

Share.