Google ka hequr qindra aplikacione të dyshuara se janë përdorur për të kërcënuar dhe ngacmuar njerëzit nga Play Store i saj zyrtar.
Aplikacionet e ashtuquajtura “creepware” ishin shkarkuar më shumë se një milion herë dhe ishin përdorur nga hakerat për të sulmuar direkt ose indirekt njerëzit.
Google ndaloi 813 shkarkime pas një raporti nga studiuesit e Universitetit të New York, Cornell Tech dhe NortonLifeLock.
Botuar në internet këtë muaj, raporti përshkruan se si ekspertët analizuan përdorimin e kutive kompjuterike në Play Store, shkruan Independent. Creepware i referohet aplikacioneve të përdorura nga hakerat për të kërcënuar, ngacmuar ose mashtruar një person tjetër.
Versione të ndryshme mund ta lënë një haker të ndjekë aktivitetin tuaj në internet, të vjedhë fjalëkalimet tuaja ose ta bëjë kompjuterin tuaj të shfaqë mesazhe në ekran.
E gjitha që një viktimë duhet të bëjë është të shkarkoni një aplikacion të rremë dhe hakerat mund të kenë qasje në skedarët, mesazhet, kamerën e telefonit të tyre./ Tv Malisheva