Një punëtor i një poste të shpejtë ka raportuar se derisa ishte duke e dërguar një porosi, është ndaluar nga tre të dyshuar të maskuar të cilët nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur veturën me targa lokale, dy telefona, disa para dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur dje pasdite në fshatin Suhogërllë të Istogt. Vetura me pas është gjetur e braktisur në një fshat tjetër. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime./TV Malisheva

Share.