Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 08:40 në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja  e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se dyshohet grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar.

Rreth orës 08:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë . Policia  ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para  dyshohet që grabitja është  kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar “, tha Ahmeti për Sinjali.

Aktualisht po vazhdon ndërmarrja e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, shtoi ajo.

Share.