Poeti Hysen Grajçevci derisa ka folur për krijimtarinë e tij poetike në emisionin N’Pult, është shprehur se të gjithë i thonë se e elektrizon poezinë.
Ai ka thënë se kur iu thotë se punon në KEK i thonë se ajo është e kuptueshme ngase e elektrizon poezinë, dhe se ai arrin ta bëjë një gjë të tillë e cila është shumë e vështirë.
“Një djalë më pyeti se ku punoj, unë i thash se punoj në KEK, dhe tha se e kuptova se punon me rrymë, dhe tek poezia tha se e elektrizon poezinë, dhe ta elektrizosh, ta zgjosh poezinë është shumë e vështirë, nuk është e lehtë, tha se Hyseni e arrin këtë dhe unë e përgëzoj për këtë”, ka thënë Grajçevci.
Përndryshe krijimtaria poetike e Hysen Grajçevcit është vlëresuar pozitivisht nga kritikët e poezisë. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: