Vuçiq, ka thënë se nga 8 maji deri më sot, qytetarët kanë dorëzuar rreth 13.500 armë dhe rreth 2.000 copë mina të ndryshme dhe mjete shpërthyese.
Ai ka thënë se kishte rreth 1 mijë 750 granata të ndryshme dore, granata dhe hedhëse dore.
Vuçiq ka thënë se qytetarët kanë dorëzuar armë automatike e snajperë.
“Jam krenar për këtë veprim, për rezultatet dhe është i domosdoshëm për sigurinë më të madhe të qytetarëve tanë.” – ka thënë ai, shkruan N1.
Më tej, ai ka thënë se do të bëjnë gjithçka për të rritur sigurinë dhe se të gjitha atë që nuk dorëzojnë armër brenda afatit kohor do të ketë masa të rënda.
Raportohet se deri më tani janë dorëzuar mbi 13 mijë armë dhe se mes tyre ka pasur edhe granata dhe raketahedhës.
Aksioni për dorëzimin e armëve ka filluar pas dy vrasjeve masive, në shkollën e Beogradit “Vladislav Ribnikar” dhe në fshatrat rreth Mlladenovacit dhe Smederevës, ku mbetën të vdekur 17 persona dhe u plagosën 21 të tjerë.
/TV Malisheva