Sot (e enjte) feston ditëlindjen vajza e madhe e futbollistit Granit Xhaka, Ayana Xhaka.
Bukuroshja e vogël mbush plot dy vite, gjersa në këtë ditë nuk ka munguar një dedikim special nga i ati.
Ylli i futbollit ka ndarë një imazh përkrah të bijës duke ia ritheksuar se do të jetë përgjithmonë krah saj.
“Urime ditëlindjen engjëlli im i bukur. Nuk mund të besoj se je bërë dyvjeçe tani. Jam shumë i bekuar që kam vajzën më të mirë së bashku me motrën tënde që një baba mund të kërkojë”.
Graniti ndërkaq është i martuar prej shumë vitesh me Leonita Lekajn, me të cilën ka dy fëmijë.
Përveç Ayana, çifti janë prindër edhe të vajzës tjetër Lanyea e cila erdhi në jetë pak muaj më parë. /TV Malisheva