Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka vendosur një rekord të ri sa i përket paraqitjeve me “helvetikët”.
Në ndeshjen kundër Izraelit, Xhaka u bë rekordmen i Zvicrës pasi regjistroi paraqitjen e 119-të.
Dueli mes Izraelit dhe Zvicrës u mbyll 1-1 dhe u zhvillua në Hungari, ndeshje që i takon Grupit I kualifikues për “Euro 2024”.
Xhaka, aktualisht ka 119 paraqitje dhe 14 gola të shënuar për Zvicrën. Ai me fanellën e Zvicrës ka debutuar në muajin qershor të vitit 2011.
Zvicra ndaj Izraelit nuk arriti ta sigurojnë kualifikimin për Evropianin e vitit të ardhshëm që mbahet në Gjermani.
Këtë gjë do ta kërkojnë ndaj Kosovës, ose eventualisht ndaj Rumanisë në ndeshjen e fundit.
/TV Malisheva