Granville Adams që e portretizoi personazhin e “Zahir Arif” në serinë e HBO “Oz”, ka ndërruar jetë nga kanceri.
Lajmin për vdekjen e aktorit 58-vjeçar u konfirmuar nga disa miq të tij, duke përfshirë edhe producentin e “Oz”, Tom Fontana , dhe kolegët e tij, Kirk Acevedo dhe Harold Perrineau .
“Unë humba vëllanë time sot pas një beteje të gjatë me kancerin. Pusho i qetë miku im”, tha Acevedo përmes një postimi në Twitter.
Aktori tashmë i ndjerë kishte dokumentuar betejën e tij në mediat sociale me postimin të fundit nga dhoma spitalit në gusht.
Producentin Fontana dhe aktori Dean Winters filluan një fushatë GoFundMe në shkurt për të ndihmuar në trajtimin mjekësor të Adams i cili mblodhi gati 100 mijë dollarë.
Adams u shfaq në të gjashtë sezonet e “Oz”, së pari në një rol mysafir dhe më vonë me rol kyç. Ai gjithashtu u shfaq në “Homicide: Life on the Streets” të NBC, dhe “Fox’s Empire”. Ai luajti rolin e Skaut në “Magic City Memoirs” të vitit 2011. /TV Malisheva