Lëvizja Vetëvendosja në Malishevë ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, shkruan TV Malisheva.

Ky subjekt përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook ka njoftuar se gratë kandidate për Kuvend Komunal në Malishevë kanë shpërndarë sot zotimet e Lëvizjes Vetëvendosje për mandatin 4 vjeçar.

“Gratë kandidate për Kuvend Komunal në Malishevë kanë shpërndarë sot zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për mandatin 4 vjeçar. Programi i Lëvizjes është i ndërtuar mbi gjithëpërfshirjen dhe synon barazinë dhe mirëqenien. Ne e kemi prioritet zhvillimin e Malishevës dhe do të ju ofrojmë mbështetje të gjithë qytetarëve, veçanërisht shtresave që kanë më së shumti nevojë gratë, fëmijët dhe të moshuarit”, thuhet në njoftimin e VV-së në Malishevë.

Ja njoftimi i VV-së në Malishevë:

Gratë kandidate për Kuvend Komunal në Malishevë kanë shpërndarë sot zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për mandatin 4 vjeçar.

Programi i Lëvizjes është i ndërtuar mbi gjithëpërfshirjen dhe synon barazinë dhe mirëqenien. Ne e kemi prioritet zhvillimin e Malishevës dhe do të ju ofrojmë mbështetje të gjithë qytetarëve, veçanërisht shtresave që kanë më së shumti nevojë gratë, fëmijët dhe të moshuarit.

E ardhmja jonë është e përbashkët, prandaj sot punojmë së bashku, nesër së bashku do të qeverisim.

Programi: https://bit.ly/LVVProgramiMalishevë

#BashkëQeverisim #përMalishevën #144AlbanKrasniqi #144LëvizjaVETËVENDOSJE #LVVMalishevë /TV Malisheva

Share.