Në një poligon qitjeje në qytetin jug-lindor të Zaporizhzhias në Ukrainë, gjashtë gra po mësojnë se si të përdorin automatikët Kalashnikov si pjesë e një programi trajnimi për luftime urbane.
Duke u fshehur pas mureve të lëvizshme, një prej tyre merr shenjë ndaj një objektivi në distancë , përpara se të zhvendoset në një pozicion tjetër. Shumica prej tyre janë të reja dhe të veshura me rroba ushtarake.
Me luftimet që po i afrohen gjithnjë e më shumë qytetit, 47 vjeçarja Natalia Basova nuk e mendoi dy herë për të regjistruar. Sipas saj vija e frontit të luftës është shumë afër.
“Por tani të gjithë duhet të mësojnë për to,” thotë ajo, duke u zmbrapsur nga oshtima e fortë e një arme pas saj.
“Instruktori jonë na mëson se si të marrim shenjë dhe si të përdorim një armë në mënyrë të duhur”, deklaroi ajo për AFP-në.
Deri më tani, qendra ka stërvitur vetëm personel ushtarak ose luftëtarë të mbrojtjes territoriale.
Nën ligjin e luftës, stërvitja është falas për të gjithë banorët e qytetit.
Për gratë, programi zgjat rreth 15 orë mësimi por ai thotë se kursi bazik mund të mësohet edhe për pesë ose gjashtë orë.
Dhe zakonisht kjo ndodh në vendndodhje të vështira si shtëpi të shkatërruara, në bodrume apo në dyqane.”
Që nga nisja e pushtimit rus më 24 shkurt, rreth 4000 persona janë trajnuar në qendrën stërvitore.
“Ne duhet të dimë se si ta bëjmë këtë për veten dhe për familjet tona, sepse jemi në vijën e parë të frontit”, thotë 33-vjeçarja Yana Piltek, një tjetër studente.
Piltek thotë se nuk ka frikë nga lufta dhe nuk do të hezitonte të mbronte vendlindjen e saj.
“Ne po stërvitemi për të fituar në një luftë në qytet. Dhe nëse do të nevojitet, ne nuk do ta lëmë qytetin në baltë.”/Rel
/TV Malisheva