Nëse po keni probleme të flini gjatë natës, më shumë se anëtarët meshkujt të familjes suaj, sidomos gjatë pandemisë, atëherë dijeni se nuk jeni e vetmja.
Edhe në rrethana normale, gratë vuajnë nga pagjumësia më shumë se pjesa tjetër e popullsisë.
Me stresin dhe përgjegjësitë e shtuara nga pandemia, gjumi i grave vetëm shkon duke u përkeqësuar, bënë të ditur Shoqata për Hulumtime Shëndetësore të Grave.
Derisa pandemia e koronavirusit po vazhdon edhe gjatë dimrit, askush nuk po mund të flejë mirë natën, por kjo vlen më shumë për këtë pjesë të popullsisë, dhe atë për arsye të ndryshme.
Sado e vështirë të jetë për ta ruajtur një orar të rregullt të gjumit, duhet ta dini se ky është faktori kyç për pushim të plotë fizik dhe psikik, si dhe për një gjumë të shëndoshë. Sipas ekspertëve është e domosdoshme t’i bëni të paktën shtatë orë gjumë.
Krijimi i një ambienti të shëndetshëm është po ashtu i rëndësishëm për gjumin. Kjo nënkupton t’i shmangeni pajisjet elektronike, që ju ngarkojnë me lajme të këqija para së të flini. Nëse dëshironi të shikoni TV, mund të bëni këtë, por preferohet më shumë të lexoni ndonjë libër, të meditoni apo të bëni tush të nxehtë.
Edhe dieta dhe ushtrimet fizike luajnë rol të rëndësishëm për një gjumë të mirë, përfshirë këtu edhe shmangien e konsumimit të alkoolit, sidomos në orët e vonshme të natës.
Pra, përqendrohuni në sa më shumë zakone të shëndetshme jetësore, sepse ato vërtetë bëjnë ndryshime pozitive në kualitetin e gjumit tuaj. /TV Malisheva