Një puthje kur zgjohemi, një puthje kur shkojmë për të fjetur dhe një puthje kur shkojmë në punë – secila prej tyre mund të na zgjasë jetën, dhe nëse i praktikojmë çdo ditë, do të jemi më produktivë në punë.
Dr. Arthur Szabo, një profesor gjerman i psikologjisë, kaloi dy vjet duke mbledhur të dhëna nga mjekët dhe kompanitë e sigurimeve për të bërë kërkime të gjera mbi ndikimin e një puthjeje të vogël që një burrë i jep një gruaje para se të shkojë në punë. Rezultatet ishin shumë të qarta, ata që e bënin atë çdo ditë jetuan rreth pesë vjet më gjatë.
Hulumtimi tregoi gjithashtu se një burrë që puth gruan e tij çdo ditë para se të shkojë në punë ka 20 deri në 35 për qind të ardhura më të larta, përdor më pak ditë të sëmura dhe zakonisht është në një pozicion pak më të lartë në kompani, raporton Psychology Today.
Se një puthje me të vërtetë ka një efekt kaq të fortë pozitiv në gjendjen tonë shpirtërore është konfirmuar nga shkenca. Buzët janë plot me mbaresa nervore që janë shumë të ndjeshme gjë që shkakton një ndjenjë rehatie kur puthim dikë ose kur thjesht ndiejmë ngrohtësinë e lëkurës mbi të. Kjo ndjesi stimulon trupin të sekretojë oksitocinë dhe dopamine të cilat shkaktojnë eufori dhe inkurajojnë forcimin e marrëdhënieve, dhe ka serotonin, hormonin e lumturisë.
Përveç që na bëjnë më të lumtur, puthjet na qetësojnë. Puthja ul nivelin e kortizolit, një hormon stresi që shoqërohet me gjumë të dobët, shtim në peshë, gjendje inflamatore në lëkurë, por edhe në pjesën tjetër të trupit, raporton Healthline.
E gjithë kjo e bën puthjen e përditshme me një partner një recetë të mrekullueshme për një jetë më të gjatë dhe më të lumtur që padyshim që ia vlen të provohet.