Emisari i posaçëm i presidentit të SHBA-së Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell ka falënderuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti për takimin e zhvilluar sot.

“Faleminderit Albin, zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të punës duhet të jetë prioritet për tërë rajonin”, shkruan Grenell në llogarinë e tij në Twitter.

Ndryshe, pas takimit me Kurtin, ambasadori amerikan deklaroi se krijimi i qeverisë nuk është çështje e tij, por ritheksoi faktin se taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake duhet të hiqet, ndërsa Serbia nga ana e saj duhet të ndalojë fushatën e saj kundër Kosovës.

Share.