Ish-emisari Presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka rikujtuar një takim me ish-presidentin Hashim Thaçi në janarin e vitit 2020.

Grenell ka shkruar se kur Donald Trump do të bëhet president përsëri do të punojnë për lirimin e Hashim Thaçit pasi siç tha ai ‘evropianët e lejuan këtë padrejtësi’.

“Kthim prapa tek takimi me mikun tim Hashim Thaçi nq Kosovë. Presidenti Thaçi sot është në burgun e Hagës sepse Jack Smith e urren Donald Trumpin dhe dëshiroi që të sigurohet që ai të mos bëjë progres në Ballkan. Dhe evropianët e lejuan këtë padrejtësi që të zgjatet. Kur Trump të bëhet përsëri president, ne do të punojmë që ta lirojmë Hashim Thaçin. Ne kemi nevojë për drejtësi jo politikë”, tha Grenell.

/TV Malisheva

Share.