Këngëtarja nga Shqipëria, Eni Koçi, është duke shijuar disa ditë të mira joproduktive në Turqi.

Artistja, e cila numëron mbi 700 mijë ndjekës vetëm në Instagram, po kalon një periudhë të mirë me të motrën, artisten Greta Koçi.

Të njëjtat kanë mbajtur aktiv fansat me imazhe e video të ndryshme, gjersa nuk kanë munguar disa të tilla edhe me bikini.

 

Meqenëse i kushtojnë një kujdes të madh linjave trupore, motrat vijnë në formë të mrekullueshme.

Ka qenë Eni ajo e cila ka publikuar disa imazhe në një palë bikini shumëngjyrëshe dhe Greta në anën tjetër solli një video me përshkrimin, “Lumturia vjen nga valët”.

 

Duket se pushimi i motrave vjen pak para fillimit të sezonës së verës, të cilat njëherësh janë shumë të angazhuara me mbrëmje e ahengje të ndryshme.

Ato po ashtu kanë këtë kohë kanë sjell edhe projekte mjaft të suksesshme. /TV Malisheva

 

 

 

Share.