Brazili ka shpallur një emergjencë gjashtëmujore për shëndetin e kafshëve pasi u gjetën disa raste të gripit të shpendëve te shpendët e egra.

Shtatë raste janë raportuar në shtetin Espirito Santo, dhe një tjetër në Rio de Zhaneiro.

Deklarata e emergjencës e bën më të lehtë për qeverinë që tani të marrë masa për të ndaluar përhapjen e virusit shumë infektiv H5N1.

Brazili është eksportuesi më i madh në botë i mishit të pulës, me shitje vjetore prej afro 10 miliardë dollarë.

Nga tetori i vitit 2021, shumë shpendë janë duke ngordhur si pasojë përhapjes së madhe të gripit H5N1, shkruan BBC.

Shkencëtarët mbeten të pasigurt pse ky shpërthim po rezulton shumë më i keq se të tjerët, por Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) ka raportuar për “ndikime shkatërruese në shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se përhapja e mëtejshme e virusit H5N1 do të duhet të monitorohet nga afër për të parë nëse ai po ndryshon në një formë që mund të përhapet te njerëzit.

/TV Malisheva

Share.