Një inxhiniere amerikane që ishte përfshirë në një aksident automobilistik që shkatërroi shpinën, kyçin e këmbës dhe gjunjët e saj, ka treguar se si ajo kishte vendosur implante dhe pajisje të ndryshme për të përmirësuar trupin e saj.

‘Trans-humanistja’ Winter Mraz (31), e cila aktualisht jeton në Liverpul, tha se implantet nën lëkurën e saj ndihmojnë që ajo të kryejë aktivitete ditore.

Ajo ka dy mikro-çipa për të hapur dyert dhe për të dërguar informacione në kompjuter, si dhe drita LED në krah dhe magnet në gishtat e saj.

Mraz tha që procesi i shndërrimit në një grua bionike filloi kur ajo u detyrua të marrë implante mjekësore pas aksidentit.

“Një nga gjunjët e mia është shtypur në mënyrë mjekësore 3D. Ky është një implant, ‘tha ajo për emisionin “Mirëmëngjesi Britani

“Unë kam implantin kontraceptiv, i cili askujt nuk i bie në sy.”

Ajo vendosi një mikro-çip në dorën e saj të majtë që të hapë dyert, dhe të dërgojë e-mail në zyre.

Mikro-çipi tjetër në dorën e saj të djathtë përmban informacionin e kartelës së saj të punës.

Një skanim i shpejtë me telefon të zgjuar i siguron asaj detaje për secilin në rrjet.

Pjesa tjetër e ndryshimeve të saj trupore nuk ka qenë aq praktike, përfshirë magnetin në majë të gishtave dhe dritat LED të ngulitura në parakrahun e saj.

“Implantet e mia janë proaktive kundrejt atyre reaktive,” tha ajo.

‘Në vend që të presim derisa të më ndodhë diçka negative dhe pastaj ta rregulloj atë në mënyrë medicinale, tani mund të shpëtoj nga disa shqetësime që mund të kem, si “a i kam harruar çelësat e mi?”. Tash nuk mund t’i harroj çelësat e mi, ata janë në dorën time,” shtoi ajo.

LED-të ndizen dhe shkëlqejnë kur një magnet kalon mbi to nga gjërat me shkëlqim.

 

Share.