Një grua e cila është për 15 centimetra më e gjatë se bashkëshorti i saj, thotë se njerëzit shpesh e ngatërrojnë atë me të birin e saj.
Jesika dhe Hunter u takuan në vitin 2020 dhe pavarësisht dallimit të madh në gjatësi – ata bëjnë një jetë shumë të lumtur, transmeton Telegrafi.
Ata madje janë shumë të gëzuar që janë martuar dhe për asnjë moment nuk u është zbehur lidhja e tyre nga spekulimet për gjatësinë.
Jesika është 182 centimetra e gjatë kurse ai 167. E derisa Jesika thotë se është më shumë se e lumtur që “është luga e gjatë” dhe ulet në ulëset e pasme të veturës e Hunter në atë të shoferit – thotë se gjërat mes tyre nuk kanë qenë gjithmonë “me lule”.
“Kam pasur shokë e shoqe që vazhdimisht më pyesnin se pse jam me dikë që është shumë më i shkurtër se unë. Madje shpesh të huaj më pyesnin nëse është djali im apo nëse kam nevojë për një burrë të vërtetë”, tha ajo. /TV Malisheva