Komuniteti mjekësor po shqetësohet për rastin e një 30-vjeçareje nga Australia, e cila pasi kushëriri i saj u infektua dhe vdiq nga koronavirusi, këmbënguli të kryejë një incizim të mushkërive të saj, edhe pse nuk kishte simptoma infeksioni.

Mjekët mbetën të befasuar kur pranë se pjesët e mushkërive të saj dukeshin si një xham i mjegulluar. Ishte një lloj lëngu që tregonte se gruaja e re ishte vërtet e infektuar me koronavirus.

Gjatë dy ditëve të ardhshme, testi konfirmoi një gjë të tillë dhe ajo u shtrua në spital, transmeton KosovaPress.

Një fotografi e mushkërive të saj u publikua nga Radiopedia dhe nga radiologu iranian Dr Barham Rasuli.

“Ajo këmbënguli që të incizohen mushkëritë e saj sepse ishte shumë e shqetësuar pasi vdiq kushëriri i saj. Doktori, duke parë se sa e tensionuar ishte, pranoi ta qetësonte dhe ta ngushëllonte,” komentoi dr. Rasuli për ABC.

Incizimi tani po ndahet në mesin e komunitetit mjekësor në të gjithë botën, të cilët janë të shokuar.

“Është shumë e rëndësishme që radiologët ta shohin këtë, por për të gjithë profesionistët e mjekësisë në të gjithë botën. Ka shumë raste asimptomatike të infeksionit, dhe disa prej tyre kanë procese të tilla të rënda inflamatore”, paralajmëron Andrew Dixon, radiolog në Spitalin Alfred në Melburn, transmeton TV Malisheva

Share.