Nuk janë vetëm kosovarët që kanë përjetimet nga lufta, këto përjetime i kthen në art edhe skulptorja nga Berati Llambrini Dëna, njofton Berati Tv
Artin e saj përmes baltës e ka nisur me një skulpturë të vogël ku paraqitet një vajzë që qëndis flamurin kombëtar.

Llambrini Dëna është një skulptore e njohur në Berat e cila ka përjetësuar traditën shqiptare me anë të skulpturave.

Një tjetër teknikë shumë e veçantë e saj është puna me anë të zajeve të lumit. Një nga punimet që ka tërqeur vëmendje është pasqyrimi i eksodit kosovar.

Punimet e Llambrinisë janë një pikë referimi për të gjithë turistët e huaj që vizitojnë Beratin.

Në punët e saj Llambrini Dëna i ka dhënë gjithmonë përparësi figurës së gruas dhe madhështisë së saj.

Share.