Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka marrë edhe dozën e tretë antiCOVID-19.
Ai ka thënë se për ta rritur mbrojtjen nga virusi ka pranuar edhe dozën e tretë antiCOVID-19 meqë sic thekson kjo është e vetmja mënyrë për ta mposhtur virusin.
Grubi u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hezitojnë për t’u vaksinuar.
“Për ta rritur mbrojtjen nga virusi, pranova edhe dozën e tretë të vaksinës e cila mbetet e vetmja mënyrë për ta mposhtur virusin Covid19. Apeloj deri tek të gjithë qytetarët që të mos hezitojnë për t’u vaksinuar”, ka shkruar Grubi në “facebook”.
/TV Malisheva