Grupi i të Rinjve Vullnetarë nga Carralluka, zyrtarisht mbyll aksionin humanitar në ndihmë njerëzve të prekur nga tërmeti në Shqipëri. Sot, të rinjtë vullnetarë siguruan pako ushqimore, 975 kg miell, veshmbathje dhe pako higjienike për 21 familje të prekura nga tërmeti në Shqipëri. Me këtë aksion që është i dyti i organizuar nga ky grup vullnetarësh, përmbyllim zyrtarisht misionin tonë duke i falënderuar të gjithë ata që iu përgjigjen thirrjes sonë dhe bashkërisht arritëm t’i ndihmojmë vëllëzërit dhe motrat tona, ndihmuam njerëzit që patën nevojë për secilin prej nesh, në ditët e vështira, nëpër të cilat kaluan. Ne do të jemi të gatshëm që t’i ndihmojmë sa herë të kenë nevojë, sepse ata janë njerëzit tanë, janë vëllezërit dhe motrat tona. Nesër, në xhirollogarinë bankare zyrtare të hapur nga Qeveria e Shqipërisë, zyrtarisht do të derdhim mjetet financiare në shumën 245.00€ të mbledhura nga vullnetarët tanë, që janë kontribut i juaji. Gjithashtu, edhe mjetet që do të grumbullohen nga turniri humanitar që do të mbahet të dielën, më 8 dhjetor, në Palestrën Sportive të SHFMU “Imer Krasniqi” në Carrallukë do të derdhën në xhirollogarinë e lartpërmendur. Nesër, në mënyrë të organizuar, ndihmat e mbledhura do të dërgohen në Shqipëri. Ju faleminderit për mbeshtetjen dhe besimin tuaj! Në emër të Grupit Vullnetar Mehdi Krasniqi

 

Share.