Albert Kinolli nga grupi i deputetëve 6+ ka deklaruar në seancën e sotme se do të përkrahin Qeverinë e Albin Kurtit.

Ai tha se shpresojnë që do të merren parasysh kërkesat e tyre si minoritete në Kosovë.

Kinolli: 6+ do të përkrahë këtë qeveri

“Edhe kësaj radhe ne si grup parlamentar 6 plus do të jemi pjesë e qeverisë në ardhje. Ne dëgjuam ekspozenë dhe programi ne zotit Kurti me bindje të thellë dhe me besim të madh që kërkesat dhe nevojat e komuniteteve do të realizohen gjatë këtij mandate, dhe do të na jepet hapësirë më e madhe për t’i realizuar kërkesat tona. Në emër të grupit 6+ dëshiroj të them që ne do të japim përkrahje për këtë qeveri”, tha Kinolli.

E në fillim të fjalimit të tij, Kinolli u kujdes që t’i kujtojë Kurtit që kur doli në foltore përshëndeti të gjithë në gjuhën amtare që kanë, por jo edhe komunitetin që ai përfaqëson.

Kinolli: Kryeministri në ardhje nuk na përshëndeti edhe ne në gjuhën amtare

“Pasi i nderuari kryeministri në ardhje ma anashkaloi gjuhën time amtare, dhe i përshëndeti të gjithë në gjuhën e tyre, unë jo vetëm për votuesit e mi, por për të gjithë qytetarët dua t’i përshëndes në gjuhën amtare”, tha ai.

Share.