Një burrë është sulmuar fizikisht, derisa po ecte në rrugë.

Siç njofton policia e Kosovës, rasti ka ndodhur në Prishtinë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka marrë tretman mjekësor, sipas policisë.

Nuk është raportuar për të arrestuar dhe rasti po hetohet.

“Rr. Xhavit Mitrovica, Prishtinë, 11.08.2022 – 08:45. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull sh/k pasi gjersa ai ishte duke ecur në rrugë, është sulmuar fizikisht duke u goditur me grushte nga një i dyshuar mashkull i pa njohur për të. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

/TV Malisheva

Share.