Guardiola dhe Arteta kishin korrur suksese të shumta me Manchester City, sa bashkëpunonin në stolin e ‘Citizens’, para se spanjolli të largohej drejt Arsenal.

Sipas raportimeve të ‘Dailymail’, Guardiola është i vendosur të marrë afër vetes Juanma Lillo, si asistent të ri.

Trajneri katalan është pa një “krah të djathtë”, por duket se shumë shpejtë do të ketë një marrëveshje.

Lillo së fundmi ka punuar me skuadrën e Real Sociedad, kombëtaren e Kilit dhe skuadrën e Sevillës. /Tv Malisheva

Share.