Trajneri spanjoll, Pep Guardiola, këtë merkato ka prekur shumën e 1.2 miliardë eurove të shpenzuara, gjatë karrierës së tij si trajner.

Guardiola ka udhëhequr skuadra të mëdha si Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester City (vazhdon).

Gjatë këtyre aventurave, spanjolli ka pasur nevojë për përforcime në skuadrat ku ka shkuar, dhe në total, numri i të transferuarve nga Guardiola prek shifrën e 64 lojtarëve.

Man City është skuadra në të cilën spanjolli ka kërkuar më shumë investime, duke prekur shifrën e 703.4 milionë funteve.

Tek Bayern ka shpenzuar më pak, me 188.3 milionë, kurse tek Barcelona, 315.1 milionë funte.

Share.