Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur në lidhje me ndeshjen kundër Dinamos së Zagrebit, por edhe rreth titullit në Ligën e Kampionëve, të cilën nuk e konsideron si një detyrë primar.
“Është kupë e bukur dhe e dua, por jeta ime nuk do të jetë një fatkeqësi nëse nuk e marr. Kam folur me drejtuesit para se të mbërrija te Mançesteri dhe ata nuk më kanë thënë kurrë se duhet të fitoj Ligën e Kampionëve, por të bëj City-n të ecë përpara”, tha fillimisht trajneri spanjoll.
“Të luajmë mirë dhe të shohim se deri ku mund të arrijmë”, ka thënë mes tjerash Guardiola.