Manchester City pësoi humbjen e tretë këtë sezon në Premier Ligë, ku u mposht sot në derbin kundër Manchester United.

United e mposhti Cityn me rezultat të ngushtë 2:1, fitore kjo që nënkupton se një fitore e mundshme e Arsenalit kundër Tottenhamit do t’i qonte “Topçinjtë” në tetë pikë diferencë ndaj vendit të dytë, respektivisht Cityt, raporton TV Malisheva.

Pas humbjes së sotme ndaj United, Guardiola e pranoi se skuadra e tij nuk mund ta fitojë sërish kampionatin anglez.

“Nuk më intereson më Premier Liga. Ne nuk mund ta fitojmë, ne e fituam në shumë rast, nuk është problem”, tha Guardiola.

Manchester City zë vendin e dytë në tabelë në kuotën e 39 pikëve, momentalisht pesë pikë larg liderit të tabelës, Arsenalit që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

“Djajtë e Kuq” shumë të fortë për kampionin

Share.