Ditë më parë u raportuar për një marrëveshje mes Ilkay Gundogan dhe Barcelonës, që mesfushori të kalojë në “Camp Nou” këtë verë.
Gundogan pritet t’i bashkohet kampionit spanjoll si lojtar i lirë, pasi që thuhet se ka vendosur mos ta vazhdojë të ardhmen te Manchester City.
Por, faqja zyrtare e Manchester Cityt në Spanjë ka habitur sot me një foto të postuar në “Twitter”, ku shihet Gundogan në fanellën e Cityt duke e prekur emblemën.
Më tej, City shkroi: “Çfarë fanelle kjo!”.
Nuk i dihet ende se a po paralajmërohet një zgjatje e kontratës e Gundogan me Cityn, por kjo foto e postuar nga faqja zyrtare e tyre ka frikësuar tifozët e Barcelonës.
/TV Malisheva