Ëmbëlsirë e mrekullueshme të cilën mund ta merrni edhe me vete…
Përbërësit (masa është filxhani prej 2 dl):
– 1 vezë,
– 250 g gjalpë,
– 1 filxhan qumësht,
– 1 filxhan vaj,
– 1 filxhan lajthi të bluara,
– gjysmë filxhani sheqer pluhur,
– 1 qeskë pluhur për ëmbëlsira,
– 1 qeskë sheqer vaniljeje,
– 50 g çokollatë të zezë,
– 50 g çokollatë qumështi,
– 50 g rrush të thatë,
– miell sipas nevojës.
Përgatitja:
Me pirun tundni vezët, sheqerin pluhur dhe gjalpin, shtoni vajin dhe qumështin dhe me radhë të gjithë përbërësit e tjerë dhe ngjishni brumë të butë.
Futeni në frigorifer për 1 orë, pastaj ndani në topa të vegjël, rrafshoni pak dhe piqni në 180 gradë celsius 15 minuta.
Të ftohura ruani në kuti të mbyllur për të qëndruar të freskëta një kohë më të gjatë. /TV Malisheva