Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, deklaroi sot se organizata po bën gjithçka që është e mundur për të mundësuar evakuimin e luftëtarëve dhe civilëve që ndodhen në fabrikën e çelikut “Azovstal” në qytetin e Mariupolit.
“Në këtë moment mund t’ju them vetëm se po bëjmë gjithçka që kemi në dorë për ta realizuar. Nuk do të doja të komentoja më tej, për të mos e minuar këtë mundësi”, tha Guterres pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Unë besoj, ashtu si shumë të afërm të atyre njerëzve që janë të bllokuar në Azovstal, se sekretari i Përgjithshëm dhe unë do të arrijmë një rezultat të suksesshëm”, tha Zelensky.