Grupi i Veprimit Lokal (GVL) “Llapusha” në Malishevë, ka filluar realizimin e projektit për ndërtimin e parkingut përreth varrezave në fshatin Tërpezë të Malishevës. Ky projekt është në interes të banorëve të fshatit, dhe ky është një prej qëllimeve apo fushëveprimeve që ka GVL “Llapusha”.

Sipas koordinatorit të projektit, Halit Mazrekut, “Qëllimi kryesor i GLV-ve është që të kontribuoj në zhvillimin ekonomik të zonave rurale, duke iu ofruar përkrahje komunitetit rural për përgatitjen dhe zbatimin e strategjive zhvillimore në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin lokal”.

Ndërtimi  i parkingut tek varrezat e fshatit Tërpezë, financohet nga GVL “Llapusha” me rreth 60 përqind të shumës së projektit, 20 përqind pas përfundimit e mbulon Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kuadër të strategjisë për zhvillim rural. I tërë projekti kap një shumë prej 4 mijë e 953 euro./ Tv Malisheva

Share.