Pasi Ministria e Arsimit mbylli kolegjin “Mehmet Akif” me një motiv , duket se Rama u ka dhënë sinjalizimin gylenistëve të infiltruar në Shqipëri si biznesmenë se do jenë kurbani i radhës i sulltanit Erdogan, tashmë me durim të sosur.

Rama me lëvizjet e tij ua ka bërë të qartë të financuarve të Gylenit në Shqipëri nuk do kenë më një shpatull për t’u mbështetur pasi nuk i del kush kundër vullnetit të sulltanit.

Pas “Mehmet Akif”, sipas burimeve për mediat, janë në fokus edhe dy universitete të tjera të financuara nga kundërshtari i Presidentit të Turqisë. Gjithashtu në shënjestër mësohet se janë edhe drejtuesit e Komitetit Mysliman Shqiptar.

Gylenisti më i favorizuar nga qeveria përsa i përket dhënies së parave publike, është oligarku Klodian Allajbeu, në krye të listës së deshëve të kurbanit të Erdogan. Së fundmi mësohet se Allajbeu ka nisur lëvizjet e para për t’u arratisur në Londër e për të shpëtuar kokën pas vjedhjeve galopante në bashlëpunim me qeverinë. Ai është në mbyllje të marrëveshjes për t’i shitur aksionet e televizionit të tij Abc News me vlerë 10.3 MLN €, kompanisë “Devolli Group” nga Kosova.

Mësohet se njëri prej pronarëve të rinj të ish-televizionit të Allajbeut do të jetë Blerim Devolli. Njëri prej vëllezërve Devolli ka vizituar ambientet e medias së financuar nga gylenistët dhe drejtorët e informacionit të punësuar aty.

Allajbeu vazhdon të ketë në pronësi në Kosovë televizionin T7 dhe Gazetën Ekspress, pasi aty nuk cënohet nga Erdogan.

Të njëjtën strategji si me ABC News, Allajbeu pritet ta zbatojë edhe me bizneset e tij në Shëndetësi: Spitalin Amerikan me të cilin është pronar i koncesionit të Hemodializës gjithashtu me seli edhe në Kosovë, dhe Spitalin Hygeia në Tiranë.

Në këtë fushë Allajbeu cilësohet si një prej oligarkëve më të pasur, pasi ndër vite ka fituar tendera publikë dhe para nga qeveria përmes kompanisë EVITA, në letra e personave të afërt të tij.

Do mundet ta shpëtojë kokën e tij në kohë Allajbeu nga laku i Erdogan duke u arratisur në Kosovë…?

/TV Malisheva

Share.