Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Crystal Palace dhe Manchester Cityt, ku kampioni anglez ka arkëtuar pikët e plota nga kjo përballje.
Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në “Selhurst Park”, Manchester City e ka mposhtur 1:0 Crystal Palace.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi bomberi norvegjez, Erling Haaland, i cili vulosi fitoren e Cityt në minutën e 78′.
Me pikët e reja, City ngjitet në kuotën e 61 pikëve në vendin e dytë, vetëm dy sosh larg liderit të tabelës, Arsenalit.
Në anën tjetër, Crystal Palace zë vendin e 12 në tabelë me 27 pikë të arkëtuara.
Rezultati final, 1:0 në favor të Cityt. /TV Malisheva