Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, në seancën e jashtëzakonshme për tarifën, ka shfaqur brengat e komunitetit të biznesit vendor për barrierat e shumta me të cilat përballen sidomos nga Serbia.

Ministrja Hajdari duke folur për bilancin negativ tregtar të vendit, tha se bizneset kosovare vazhdimisht përballen me barriera tregtare në CEFTA, veçanërisht me Serbinë dhe Bosnjën.

Hajdari: Bizneset përballen me barriera të shumta

 

“Fakti që Kosova ka nivelin më të ulët të eksporteve në rajon, është një shenjë e qartë e vështirësive, barrierave tregtare që kompanitë kosovare ende përballen në CEFTA, veçanërisht me Serbinë dhe Bosnjën, por mjaft shpesh edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Në kontekst të marrëveshjes tregtare për dallim nga CEFTA që ishte nënshkruar nga përfaqësues të UNMIK-ut, Kosova ka negociuar në emër të saj edhe për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me vendet e BE-së, e cila tani mbush rreth 4 vjet zbatim. MSA për dallim nga CEFTA ka sjellë rezultatet e para në aspektin tregtar, kur jo vetëm importet, por eksportet janë rritur në mënyrë të konsiderueshme”, tha Hajdari.

Për më tepër, ministrja Hajdari tha se problemet me Serbinë dhe Bosnjën u shfaqen për bizneset edhe më shumë pas pavarësisë së Kosovës.

Hajdari: Problemet me Serbinë dhe Bosnjën u shfaqen edhe më shumë pas pavarësisë

 

“Në këtë aspekt, ndonëse tarifa 100 për qind ka tregtuar rezultatet në resort me shkëmbimet tregtare për faktin se importet nga Serbia dhe Bosnja kanë shënuar rënie, megjithatë rënie kanë shënuar edhe eksportet e Kosovës në drejtim të këtyre vendeve. Këtu dua t’i përmendi disa nga problemet ose argumentet kryesore: problem me transitin me Serbinë ndonëse ekzistojnë që nga viti 2008, kur Kosova ka shpallur Pavarësinë e saj. Ky probl em është shfaqur edhe shumë në fakt që nga aplikimi i tarifës 100 për qind, duke iu vështirësuar bizneseve kosovare edhe më shumë mundësinë jo vetëm të eksporteve, por edhe të importeve nga vendet e BE-së përmes shfrytëzimit transit të territorit të Serbisë. Gjithë këto duke rezultuar me kosto shtesë më të lartë për kompanitë kosovare, e si pasojë duke rezultuar me çmime më të larta në treg për konsumatorët e Kosovës”, tha Hajdari.

Gjithashtu edhe një çështje esenciale për prodhuesit vendor, ajo tha se është importi i lëndës së parë, në këtë drejtim, që sipas ministres duhet të pranohet se nga importi i Serbisë që ishte rreth 450 milionë në total, rreth 15 për qind i përket lëndës së parë, e cila fatkeqësisht për bizneset vendore ishte e domosdoshme, respektivisht për produktet e industrisë ushqimore dhe ndërtimore/TV Malisheva/

Share.