Duke parë rrezikun e përshkallëzimit të mëtejmë të luftës në Ukrainë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë një përgjigje pozitive nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i përket importit të grurit në të ardhmen edhe nga ShBA-të.

“Kosova nuk ka pasur varësi për import të grurit nga Ukraina, por nga Serbia. Por, fatmirësisht kemi marrë përgjigje pozitive nga shtetet e perëndimore dhe nga ShBA-të për mundësinë e importit të grurit nga këto shtete. Pra, Kosova mund të jetë blerës i ardhshëm i grurit amerikan”, tha ajo gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi.

Ministrja Hajdari shtoi se vendi duhet të përgatitet për rritjen e Rezervës shtetërorë.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala ka kërkuar raport të veçantë për Rezervën shtetërore nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Deputeti Shala ka kërkuar një raport për rezervat shtetërore, dhe siç tha ai për shpenzimet e shumës prej 10 milionë euro të ndara nga Qeveria.

Ministrja Hajdari sot nuk ishte në gjendje të raportojë lidhur me këtë çështje, por premtojë se në një mbledhje të ardhshme do të raportojë për Rezervën shtetërore, që sipas saj menjëherë pas armatimit, sekret shtetërore mbetet Rezerva shtetërore ashtu siç është e përcaktuar me ligj.

/TV Malisheva

Share.