Hakerët rusë paralizuan një sërë faqesh interneti të qeverisë bullgare, në një sulm kibernetik në shkallë të gjerë.
Prokurori bullgar, Ivan Ghev e përshkroi këtë sulm si një problem serioz dhe se është normale që të ketë edhe pasoja.
“Si pjesë e familjes evropiane, Bullgaria mbron vlerat evropiane”, tha ai duke shtuar se ‘është normale që kjo të ketë edhe pasoja’.
Sipas burimeve zyrtare, sulmi nënkuptonte se faqet e internetit të presidentit, qeverisë, ministrive kryesore dhe Gjykatës Kushtetuese në Bullgari u bënë të paarritshme ose ishin në gjendje të funksiononin ngadalë ose të mos funksiononin fare, raporton DPA.
Ndërsa kreu i Agjencisë bullgare të hetimit, Borislav Sarafov, bëri të ditur se sulmi kibernetik kishte ardhur nga territori i Federatës Ruse.
Bëhet e ditur se ky sulm nuk preku asnjë përmbajtje apo të dhënat personale.
Bullgaria po i ofron Ukrainës mbështetje humanitare si dhe po pranon ukrainasit që po ikin nga lufta, ndërsa Rusia vazhdon të bombardojë vendin./TV Malisheva