Analisti Halil Matoshi ka reaguar ashpër për vizitën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në komunën e Mamushës e ku gjatë ceromonisë aty u pa krahas flamurit të Kosovës edhe ai i Turqisë, raporton TV Malisheva.
Sipas tij me këtë veprim e para e vendit Vjosa Osmani ka bërë shkelje të rëndë të organit më të lartë jurdik – Kushtetutës.
Matoshi thotë se ky veprim ëhstë skandal protokolar dhe e qetë keq Presidenten në raport me shtetin që e përfaqëson
Reagim i plotë:
Gardianja e Kushtetutës, Vjosa Osmani – me dyja këmbët mbi të!
Me e shpalosë flamurin e nji shteti të huej zyrtarisht, në nji komunë kosovare e me nji Krasniq dhe në prani të Presidentes së Kosovës, asht shkelje e Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për simbolet.
Shkelje e dyasnshme: Nga kryetari i komunës së Mamushës dhe nga Presidentja e vendit, e cila duket ashiqare që nuk e ka lexu Ligjin kodovar për simbolet!?Në nji komunë kodivare sipas Lugjit duhet të ekspizohet vetëm flamuri i Kosovës dhe stema e komunës kurse flamuri i nji shteti tjetër (entiteti organizate multinaciinale si BE, NATO. Komiteti Olimpik) shpaloset gjatë vizitave të shtetarëve (ambasadorëve) të shtetit tjetër ose përfaqësuesëve të entitetit të caktuem, por jo kurrë në pritje të shefit të shtetit ku përket!
Ky asht skandal protokolar dhe e qet keq Presidenten në raport me shtetin që e përfaqëson!
Mosrespektuese të Ligjit dhe jobesnike ndaj Republikës!
Me e ngrit paralelen me komunat në veri të Kodivës (me struktura ende të pashueme paralele) asht dyfish skandal, sepse e pranon pafuqinë dhe joseriozitetin e shtetit edhe në Mamushë!?
Me e krahasu me ndonji folklorist komunal që e ekspizon flamurin e shtetit shqiptar në protokolin shtetëror të Kosovës, asht naivitet dhe shpërfaqë jojolalitet ndaj shtetit të cilit i je betu dhe nga taksat e shtetasve
të te cilit paguhesh!
Presidentja talli sot ligjet e Kosovës!