Deklarata e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, se ekzistojnë videoincizime ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit, ka ngjallur reagime të shumta.
Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Sibel Halimi ka thënë se është shqetësuese se si deputeti i partisë në pushtet sot del me informata “tronditëse”. Derisa ka kërkuar hetim të menjëhershëm të Prokurorisë për zbardhjen e së vërtetës.
“Në këtë kohë, kur Kosova është duke u ballafaquar me kriza të ndryshme e pa asnjë veprim konkret në zgjidhjen e tyre nga ana e qeverisë, është tepër shqetësuese se si deputeti i partisë në pushtet sot na del me informata tronditëse. Posaçërisht është alarmuese edhe implikimi i vet kryeministrit të vendit në rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit. Ndaj, kërkojmë urgjentisht veprimin e menjëhershëm të Prokurorisë në hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës, rasti i tillë i ndjeshëm nuk duhet të mbetet i izoluar nga makineria propagandistike ashtu siç edhe dinë ta bëjnë kjo parti”, ka shkruar ajo.
/TV Malisheva