Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, tha sot se çështja e ikjes së qytetarëve nga Kosova është shqetësim i madh për shoqërinë.
Ky koment i Halimit vjen pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Bislimi, i cili ikjen e qytetarëve nga vendi e ka konsideruar si diçka normale.
Sipas zëdhënëses së LDK-së, Qeveria do të duhej ta bënte një hulumtim në mënyrë që të gjejë një përgjigje se pse po ikin kaq shumë qytetarët.
“Derisa zëvendës kryeministri e konstaton ikjen si ‘normale’ do të pritej nga qeveria sëpaku një hulumtim për t’i dhënë përgjigje pyetjes, pse po ikin qytetarët? Mjekët dhe ekspertët e fushave të ndryshme?”, shkroi ajo në një postim në Facebook.
“Pas kësaj përgjigje dalin plot pyetje të tjera, përgjigjet në të cilat partia në pushtet i kishte në fushata parazgjedhore”, tha tutje.
/TV Malisheva